Karta Google Review
për Banak.
Elegancë dhe funksionalitet për biznese në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë që duan më shumë vlerësime në Google pa i bezdisur klientët. Klienti afron telefonin te karta dhe brenda 2 sekondash është gati të shkruajë vlerësimin në Google Maps.
- ✓ Stand i qëndrueshëm për banak ose recepsion
- ✓ Disponibël në të zezë ose të bardhë
- ✓ Personalizim me logo dhe ngjyra
- ✓ Funksionon me iPhone dhe Android
Një kartë inteligjente që sjell review.
Karta Google Review për Banak është një kartë profesionale me çip NFC të integruar, e montuar mbi një stand të qëndrueshëm. Vendoset në banak, tavolinë ose recepsion, ku klienti e ka në shikim direkt pasi merr shërbimin.
Çipi brenda kartës është i programuar të hapë faqen tënde të Google Review. Asnjë aplikacion, asnjë lidhje për t'u shkruar, asnjë kërkim manual. Klienti afron telefonin, dhe faqja hapet vetë.
3 hapa, 2 sekonda.
Klienti afron telefonin
Sa pas që klienti merr shërbimin tënd, ai afron telefonin te karta NFC e vendosur në banak.
Telefoni lexon çipin
NFC i telefonit lexon çipin automatikisht. Pa kërkesë konfirmimi, pa pop-up, pa konfuzion.
Faqja e Review hapet
Faqja jote e Google Review hapet direkt me yje 5 të zgjedhura. Klienti shton komentin dhe e dërgon.
Pse karta jonë është ndryshe.
Çip NTAG profesional
Përdorim çipa NTAG215 me kapacitet të lartë dhe shpejtësi maksimale leximi. Funksionon në distancë deri 4 cm, pa gabime.
Material rezistent
Kartë PVC me trashësi standarde bankare, e papërshkueshme nga uji dhe e qëndrueshme ndaj gërvishtjeve. Jetëgjatësi për vite të tëra.
Stand stabël
Stand me bazë akrilik premium, qëndron drejt pa lëkundje. Nuk rrëzohet kur klientët kalojnë afër.
Personalizim brand
Çdo kartë mund të printohet me logon tënde, ngjyrat e brandit dhe një mesazh të shkurtër ("Lër review", "Skanoje për Google", etj.).
Programim i fiksuar
URL-ja shkruhet në çip dhe nuk mund të ndryshohet aksidentalisht. Karta jote do të dërgojë gjithmonë te faqja jote.
Mbështetje teknike
Nëse karta nuk funksionon për ndonjë arsye, ne e zëvendësojmë falas brenda garancisë.
Mos u gënjeni nga çmimet e ulëta.
Tregu është plot me karta NFC imitime që duken të njëjta në fotografi, por kanë probleme të mëdha që ti i kupton vetëm pasi i ke blerë:
- Çipa të cilësisë së ulët që dështojnë pas 2-3 muajsh përdorimi në një biznes me trafik klientësh.
- Distancë leximi e dobët që e bën klientin ta provojë 3-4 herë para se të funksionojë (dhe shumica heqin dorë).
- URL që mund të rishkruhet, që do të thotë një tjetër mund të hijack-ojë kartën tënde dhe ta drejtojë diku tjetër.
- Material plastik i hollë që thyhet, gërvishtet, ose deformohet brenda muajsh.
- Print që largohet sapo karta lagjet me ujë ose pije.
- Pa garanci, pa kontakt. Nëse të bie diçka, askush nuk të përgjigjet.
Karta jonë kushton më shumë sepse e ke për një herë dhe nuk e shqetëson më. Çipa profesionalë, material durabël, personalizim cilësor, dhe mbështetje reale pas blerjes.
FAQ.
A duhet të kem aplikacion për të lexuar kartën?
Jo. NFC vjen i integruar në çdo iPhone (që nga iPhone 7) dhe çdo Android modern. Klienti vetëm afron telefonin, asgjë nuk duhet të instalohet.
Sa zgjat dorëzimi pas porosisë?
Karta standarde dorëzohet brenda 3-5 ditëve. Karta të personalizuara me logon tënde dorëzohen brenda 7-10 ditëve.
A mund të ndryshoj URL-në më vonë?
URL-ja shkruhet me bllokim hardware në çip për siguri, por nëse të duhet ndryshim (psh. ndryshove emrin e biznesit në Google), ne ta riprogramojmë falas brenda garancisë.
Si paguhet?
Pranojmë pagesë në momentin e dorëzimit (cash on delivery) ose transfertë bankare. Detajet i konfirmojmë në WhatsApp.
Merr Kartën Google Review për Banak për biznesin tënd.
Konsulencë falas. Përgjigje brenda 24 orësh në WhatsApp.