Karta Google Review për Portofol - Karta NFC e hollë sa karta bankare
Gjithmonë me ty

Karta Google Review
për Portofol.

E hollë sa një kartë krediti, e qëndrueshme dhe profesionale. Ideale për profesionistë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë që takojnë klientë jashtë zyrës. E mban në portofol dhe e nxjerr kur i shërben një klienti — një prekje, dhe vlerësimi në Google është gati.

  • ✓ Trashësi standarde si karta bankare
  • ✓ E zezë ose e bardhë, matte premium
  • ✓ Personalizim me logo dhe ngjyra
  • ✓ Funksionon me iPhone dhe Android
1.000 L / njësi · Pa kosto të fshehura
ose telefono +355 68 206 4937
Çfarë është

Vlerësime në Google kudo që shkon.

Karta Google Review për Portofol është një kartë profesionale me dimensione standarde bankare (85.6 × 54 mm), e holle dhe e lehtë, që e ke gjithmonë në portofol. Ideale për profesionistë në lëvizje që takojnë klientë jashtë zyrës.

Avokatë, agjentë imobiliarë, mjekë, shofera taxie, konsulentë, profesionistë sportivë. Sa pas takimit me klientin, nxjerr kartën dhe i kërkon ta afrojë telefonin. Faqja e Google Review hapet menjëherë.

Si funksionon

3 hapa të thjeshtë.

1

Nxjerr kartën

Pasi përfundon shërbimi me klientin, nxjerre kartën nga portofoli si një kartë biznesi e zakonshme.

2

Klienti afron telefonin

Klienti vendos telefonin afër kartës. Nuk duhet të preket, vetëm afër. Telefoni vibron lehtë.

3

Vlerësimi hapet

Brenda 1-2 sekondash, faqja jote e Google Review shfaqet me yje 5 të zgjedhura. Klienti vetëm shton komentin.

Cilësi profesionale

Diferenca është në detaje.

Çip NTAG215 profesional

Çipi më i besueshëm në treg për aplikime biznesi. Distancë leximi 4 cm, shpejtësi maksimale, asnjë gabim.

Material PVC premium

Plastikë me cilësi bankare, e qëndrueshme ndaj gërvishtjeve, ujit dhe temperaturave. Mban formën pa deformuar.

Finish matte elegante

Sipërfaqe matte që nuk reflekton dritë dhe nuk ka gjurmë gishtash. Duket si një kartë biznesi luksoze.

Print rezistent

Logon dhe tekstet printohen me teknikë sublimimi që nuk fshihet me kohë. Karta jote duket si e re edhe pas 2 vitesh.

URL e fiksuar me hardware

Lidhja shkruhet me bllokim në çip për siguri. Askush nuk mund ta hijack-ojë kartën tënde.

Garanci dhe mbështetje

Nëse karta dështon për arsye fabrike, e zëvendësojmë falas. Mbështetje WhatsApp brenda 24 orësh.

Paralajmërim

Mos u gënjeni nga çmimet e ulëta.

Karta NFC të lira në treg shpesh kushtojnë sa 1/3 e jonë, por kanë probleme që e bëjnë investimin tënd të humbur:

  • Çipa NTAG të cilësisë së ulët që humbasin memory pas 1000-2000 leximesh. Karta jote vdes brenda muajsh.
  • Distancë leximi 1-2 cm, që do të thotë klienti duhet ta kontaktojë fizikisht kartën, dhe shumica heqin dorë pas 2-3 përpjekjesh të dështuara.
  • Plastikë e hollë që përkulet në portofol pas 1 muaji, deformohet dhe duket joprofesionale para klientit.
  • Print që fshihet me prekje. Karta jote nuk do të jetë e dukshme as për ty pas pak kohësh.
  • URL pa bllokim hardware, që do të thotë dikush me një app të thjeshtë mund të rishkruajë çipin dhe ta dërgojë klientin tënd te konkurrentja.
  • Asnjë mbështetje pas blerjes. Kur diçka prishet, ke humbur paratë.

Karta jonë kushton më shumë sepse është një investim që zgjat vite. Nuk është një lodër prej plastike që blihet sot dhe hidhet nesër.

Pyetje të shpeshta

FAQ.

A funksionon me të gjithë telefonat?

Po, me iPhone (që nga iPhone 7) dhe me të gjithë Android-ët modernë. Modelet shumë të vjetra (para 2017) mund të mos kenë NFC të integruar.

A duhet të lexojë çipin disa herë?

Jo. Çipi ynë lexohet në provën e parë, normalisht brenda 1 sekonde. Nëse klienti duhet të provojë disa herë, do të thotë qe karta është e cilësisë së ulët.

A mund të ketë logon time?

Po. Karta personalizohet me logon, ngjyrat dhe një mesazh të zgjedhur prej teje. Dorëzimi i kartës së personalizuar zgjat 7-10 ditë.

Sa zgjat para se të prishet?

Karta jonë është testuar për mbi 100,000 lexime pa humbje funksioni. Në përdorim normal biznesi, kjo do të thotë mbi 10 vite.

Merr kartën tënde

Karta Google Review për Portofol të pret.

Konsulencë falas. Përgjigje brenda 24 orësh në WhatsApp.