Klienti yt nuk është brenda apartamentit. Ai është në Berlin, Romë ose Mynih duke krahasuar 40 lista të tjera. Nëse nuk ndjen pronën në 30 sekonda, klikon te tjetra. Tur Virtuali 360° e fut brenda para se të vendosë.
Ky është një apartament real në Tiranë. Përdor shigjetat, tërhiq, zoom, klikoji dyert. Nëse ti e ndjen brenda 20 sekondash, edhe mysafiri yt do ta ndjejë para se të rezervojë.
Ky tur është gjeneruar nga 360GoMap dhe është live edhe në Google Maps. Shiko të tjerët →
Nuk është çmimi. Nuk është lokacioni. Është mënyra si po e tregon pronën në 8 foto të ngjashme me 2000 të tjera.
iPhone, dritë e dobët, kënde të ngjashme. Mysafiri scroll-on dhe asgjë nuk i mbetet në mendje.
"A ka mikrovalë?" "Sa larg është plazhi?" "Si është vista?" 20 minuta për një mysafir që nuk rezervon.
Kur pronën nuk e ndjejnë, e shohin vetem si numra. Ti je i detyruar te bëhesh më i lirë se konkurrenca.
Ti merresh me mysafirët. Ne merremi me gjithë pjesën e fotografimit, publikimit dhe Google Maps.
Na shkruan në WhatsApp. Caktojmë datën, përgatisim pronën.
60-120 minuta në vend me kamera profesionale 360°. Ti nuk lëviz asgjë.
Brenda 3-5 ditëve turi është live, me link të gatshëm për AirBNB, Booking dhe Instagram.
Mysafirët shohin pronën, ndjehen brenda, rezervojnë. Ti vetëm i pret.
Çmime transparente. Pa kosto të fshehura. Pa abonim mujor.
Apartamente 1 dhomë · Studio
2-3 dhoma · Penthouse · Duplex
Vila · Komplekse · Hotele të vogla
Paketat standarde janë të llogaritura për realizim brenda Tiranës.
Për çdo qytet tjetër, oferta përshtatet me një kosto shtesë logjistike, në varësi të distancës, kohës së udhëtimit dhe organizimit të punës në terren.
Kjo na lejon të ruajmë të njëjtin standard profesional në çdo projekt, pavarësisht vendndodhjes.
Nëse nuk e gjen përgjigjen këtu, na shkruaj në WhatsApp.
Fotografimi në vend zgjat 60-120 minuta për një apartament 1-3 dhoma. Turi përfundimtar i gatshëm online dorëzohet brenda 3-5 ditëve pune.
AirBNB dhe Booking nuk lejojnë embed direkt brenda listingut, por linkun e turit ja ngjit në përshkrim, në email, në WhatsApp, në Instagram bio, ose në një faqe të dedikuar. Mysafiri klikon dhe sheh pronën në 30 sekonda.
Po. Përveç linkut të turit, prona publikohet edhe brenda Google Maps si Street View i brendshëm. Kushdo që kërkon zonën ose lokacionin tënd, e sheh pronën nga brenda direkt nga harta.
Mund të bësh një sesion të dytë me çmim të reduktuar. Turi i vjetër mbetet online deri sa i ri të jetë gati, kështu listing-u yt nuk humbet asnjë ditë.
Jo. Turi hapet direkt në çdo browser, në telefon ose laptop. Asgjë për të shkarkuar, asgjë për të instaluar.
Po. Mbulojmë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Sarandën, Ksamilin, Beratin, Pogradecin dhe gjithë Shqipërinë. Për prona në bregdet, sesionet caktohen sipas stinës.
Na shkruaj në WhatsApp. Brenda 24 orëve të kthejmë me një ofertë të personalizuar dhe një datë për fotografim.
Shkruaj në WhatsApp